Policia tenton të largojë protestuesit nga bulevardi, hiqen karriget dhe instalacioni i këpucëve

Nga A2 CNN
28 Qershor 2026, 12:07 | Politikë

Policia tenton të largojë protestuesit nga bulevardi, hiqen karriget

Policia ka tentuar të largojë një grup protestuesish që ndodheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të godinës së Kryeministrisë, raporton gazetari i A2CNN Anesti Bajramemaj. Efektivët u kanë hequr stolat metalikë, karriget që ndodheshin në bulevard, si dhe instilacionin e këpucëve te shkallët e Kryeministrisë.

Raportohet se ka pasur përplasje mes protestuesve dhe uniformat blu, ku qytetarët pretendojnë se të gjitha sendet janë marrë pa procesverbal. Një pjesë e protestuesve u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, por u rikthyen sërish aty.

Ishte nata e 8-të ku një grup i vogël qytetarësh e aktivistësh po qëndronin për 24 orë në bulevard. Sot protesta qytetare do të hyjë në ditën e 29-të të saj, ku kërkesa kryesore vijon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha në podkastin "Flasim" se hallet e qytetarëve po përdoren si karburant për protestën, ndërsa theksoi se zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit.


 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos