Shpërdorimi i fondeve për ilaçet dhe keqmenaxhimi në Shëndetësi, është sipas Sali Berishës një krim kundër njerëzimit, për të cilin akuzon Kryeministrin Rama.
Simbol të këtij abuzimi cilëson Onkologjikun, të cilin premton se do ta shkëpusë nga QSUT.
Qeverinë Rama e akuzon edhe për shkatërrimin e cilësisë së medikamenteve që hyjnë në vend. Nëse vjen në pushtet, kryedemokrati premton rimbusim deri në 90% dhe cilësi të standardeve europiane.
Instituti i Sigurimeve Shëndetësore do të fitojë pavarësi me ligj, por do të duhet të garojë me sigurimet private për të nxitur garën. Ndërsa spitalet publike do të bashkëpunojnë vetëm me ato që janë pa qëllime fitimi.
Pjesë e programit të PD për shëndetësinë është edhe dyfishimi i rrogave të mjekëve dhe infermierëve, një riorganizim tërësor i shërbimit parësor, si dhe dixhitalizimi i të gjithë sistemit. (A2 Televizion)