Mes xhaketave të vjetra dhe të reja, i zoti i shtëpisë, Edi Rama, u mjaftua me vetëm një Urim, Rroftë Partia Socialiste, duke zgjedhur të mos mbajë një fjalim të gjatë para të ftuarve socialistë, përfaqësuesve ndërkombëtare dhe atyre të mediave.
Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi ishte ai që uroi të majtët, për një parti që sot sipas tij është më e fortë dhe më e bashkuar.
Kryesocialisti ishte i fundit që mbërriti në festë dhe i pari që u largua pasi trokiti gotat me të ftuarit dhe fotografive të rastit të kërkuara nga anëtarët e rinj të PS. (A2 Televizion)