Rama në sy të Blinken: Reforma në drejtësi falë SHBA, miti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 17:58 | Politikë

Rama në sy të Blinken: Reforma në drejtësi falë SHBA,

Në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama u ndal të Reforma në Drejtësi.

Ai tha se kjo reformë është bërë falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë.

Sipas tij, tashmë miti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar dhe këtu nuk ka ndasi nëse janë në qeveri apo në opozitë.

“Faleminderit për mbështetjen, që Shqipëria nga një vend ku nuk ka pasur drejtësi dhe kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, që i bënte qytetarët e këtij vendi të besonin se asnjëherë në Shqipëri do të ishte e mundur që ligji të ishte i barabartë për të gjithë, duke na mundësuar që sot ne të shohim se edhe në Shqipëri, si në çdo vend ambicioz është e mundur që njerëz në pushtet të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv të thirrën përpara ligjit për të dhënë llogari, kjo është diçka peshën dhe vlerën e së cilës Shqipëria do mund ta konceptojë të tërën shumë vite më pas. Kur nisëm përpjekjen për Reformën në Drejtësi dhe morëm mbështetjen nga aleatët tanë, të gjitha anketimet gjenin një mbështetje masive pavarësisht përkatësive politike, se nuk është sekret që këtu ne kemi problem që të gjejmë konsensus edhe për orën, kemi një orë të majtë, të djathtë, kemi dhe një orë të qendrës, por pyetjes nëse ata që mbështesin reformën në drejtësi e besonin që në jetën e tyre do të shikonin njerëz të pushtetshëm, shumicën e i përgjigjeshin jo, e pra ja ku jemi sot dhe jetojmë në një kohë kur monumenti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar. Kemi ende shumë punë për të bërë”, tha Rama.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli