Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Zbardhet takimi i Blinken me Begajn në Presidencë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 16:55 | Politikë

Zbardhet takimi i Blinken me Begajn në Presidencë

Presidenti Bajram Begaj priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, takim në të cilin fokusi ishte marrëdhëni strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s. Referuar njoftimit të Presidencës, Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një  demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

”Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE”, tha Begaj.

Kreu i shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

“Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”- deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Presidenti theksoi se Shqipëria  dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke  kontribuar në misione në  Afganistan dhe Irak.  

”Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale. Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë  se 100 vite të tjera”- u shpreh Begaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani