Blinken në Tiranë, ambasada amerikane konfirmon takimin me krerët e sistemit të drejtësisë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 12:21 | Politikë

Blinken në Tiranë, ambasada amerikane konfirmon takimin me krerët

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë. Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”. 

Rreth orës 11:13 avioni me të cilin udhëtoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, preku tokën shqiptare. Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Nga Rinasi, Sekretari Amerikan iu drejtua ambasadës amerikane në Tiranë, për të vijuar me agjendën e takimeve. 

Forca të shumta të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili do të qëndrojë në Tiranë për 10 orë. Ai do të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu