Antony Blinken nis vizitën historike në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 11:19 | Politikë

Rreth orës 11:13 avioni me të cilin udhëtoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, preku tokën shqiptare. Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Nga Rinasi, Sekretari Amerikan iu drejtua ambasadës amerikane në Tiranë, për të vijuar me agjendën e takimeve. 

Forca të shumta të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili do të qëndrojë në Tiranë për 10 orë.

Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken shoqërohet nga ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH.

Agjenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos