Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

“Ke shumë letra për t’u marrë”, Rama ironizon zv.presidenten e KE-së: Brukseli, kompleks industrial i burokracisë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 10:18 | Politikë

“Ke shumë letra për t’u marrë”, Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, e ka cilësuar Bashkimin Europian një kompleks të jashtëzakonshëm industrial të burokracisë.

Rama u tregua kritik me bllokun duke kërkuar prej 27 vendeve anëtare që të kopjojnë punën që Komiteti ka bërë, që nëpërmjet investimeve të ngrejë ura lidhëse mes vendeve të Ballkanit dhe unionit.

Faleminderit Komitetit. Jemi të lumtur të shohim që përfaqësuarit tanë të jenë anëtarë të këtij Komiteti. Uroj fort që kjo të shërbejë për Brukselin më burokratik të ecë më me guxim përpara dhe në një farë mënyrë të kopjojë atë që po bën. Ky Komitet dhe të na përfshijë ne si anëtarë aktivë. Pjesa reale, puna e mirëfilltë, komunikimi i mirëfilltë ndodh, ndaj kjo është ajo çfarë duam të shohim në PE, në KE dhe të gjitha korridoret e këtij kompleksi të jashtëzakonshëm industrial të burokracisë”, tha shefi i qeverisë shqiptare.

Për të treguar që ka të drejtë kur flet për nivelin e lartë të burokracisë në Bruksel, Rama ironizoi zv.presidenten e Komisionit Europian, Vera Jourova, e cila kërkoi të largohej më herët nga takimi.

Ti nuk bie dakord? Po pse duhet të largohesh para nesh atëherë. Sepse ke shumë dokumente, letra për t’u marrë”, iu drejtua me ironi Rama.

Jourova iu përgjigj duke thënë se sapo i bëri një pyetje shumë provokative. “Në fakt më duhet të shkoj në Parlamentin Europian në një seancë dëgjimore në një nga komisionet parlamentare. Duhet të jem patjetër atje, sepse vetëm nëse ndodh ndonjë gjëmë nuk mund të shkoj”, tha ajo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani