“Aeroporti i Kuçovës do të përdoret për luftën në Ukrainë?!”, ish-zv.ministri: Mund të vendosen armë taktike

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 19:52 | Politikë

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Avenir Peka, i ftuar në Ditarin e Mbrëmjes në A2 CNN deklaroi se ka të dhëna se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po vjen në Tiranë dhe për arsyen se kanë përfunduar punimet në aeroportin e Kuçovës.

Sipas ish-zv.ministrit ky aeroport strategjik mund të përdoret për avionët F-16 që do të dërgohen në Ukrainë dhe ftoi kryeministrin të bëjë transparencë që nëse është arritur një marrëveshje e tillë me SHBA të bëhet me dije se çfarë armatimi do të vendoset aty.

“Në ditët e fundit ka patur lajme që ka përfunduar aeroporti i Kuçovës, mund të përkojë me këtë. Por nuk është ai që e inauguron pasi është në kuadrin e NATO. Mund të lidhet me vendosjen e avionëve F-16 që do të përdoren në Ukrainë, nuk e di. Duhet transparencë nga qeveria. Marrëveshjet e Berishës me të Ramës ndryshojnë. Këto pyetje ja drejtoj kryeministrit. A është e vërtetë që Kuçova po përgatitet për objektiva që nuk dihen? Cfarë do vijnë në këtë aeroport? Aeroporti i Kuçovës ka qenë i rëndësishëm dhe u la pas dore. Me të drejtë NATO investoi dhe tani kanë përfunduar punimet”, tha mes të tjerash Peka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos