Basha i vë veton primit, të vegjlit kërkojnë sistem kombëtar, minoritetet kuota në Kuvend

Nga Fjorela Beleshi
14 Shkurt 2024, 16:57 | Politikë

Partitë e vogla politike mendojnë se arnimet në Kod Elektoral janë të pamjaftueshme për të garantuar barazinë e votës.

Për këtë arsye, në seancën dëgjimore onlinë të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore shumica e tyre mbështesin propozimin e Lulzim Bashës për ndryshimin e sistemit aktual.

Ndërhyrja në Kushtetutë mund të krijojë hapësira për “dëshirat” e të gjitha partive politike në pushtet apo opozitë. Por, Enkelejd Alibeaj, duke folur në emër të Lulzim Bashës vuri “veton” për çështjen e primit.

Endrit Shabani mendon që edhe me ligjin zgjedhor që është sot në fuqi ka një prim të fshehur, ku sipas tij i jep PS-së 6-7 deputetë.

Por këto diskutime i kanë shtuar “oreksin” edhe partive minoritare, të cilat kërkojnë kuota të përcaktuara në Parlament. Damian Gjiknuri nuk e shprehu pakënaqësinë ndaj Mediut, Dukës dhe Dulës, të cilët, sipas tij, kishin konfirmuar pjesëmarrjen, por nuk u paraqitën në mbledhjen online. Për shkak të vështirësive teknike, drejtimin e komisionit online, Gjiknuri e krahasoi veten me personazhe të kinematografisë vendase.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli