Yuri Kim përkrah Blinken në Tiranë, mesazhet që pritet të jepen

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 23:17 | Politikë

Yuri Kim përkrah Blinken në Tiranë, mesazhet që pritet

Detaje të reja kanë dalë rreth vizitës që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të zhvillojë më 15 shkurt në Tiranë.

Zyrtari amerikan do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Rama. Pjesë e agjendës së tij është dhe një takim me disa të rinj tek Piramida, të cilët kanë marrë pjesë në një program shkëmbimesh, të financuar nga një investim shqiptaro amerikan.

Në fund të takimeve, pritet që kryeministri Edi Rama dhe sekretari Blinken të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Detajet e reja u zbuluan në një telekonferencë nga ish-ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila do të rikthehet në Tiranë me sekretarin Blinken më 15 shkurt.

"Ne do të nisemi nesër për një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë do të jetë një ditore në Shqipëri e cila do të nis në orën 11 deri në 7-8 të darkës. Ky ndalesë do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe e ardhmja e Europës.  Vizita do të shënojë gjithashtu edhe 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Duam të falënderojmë kryeministrin Rama që kemi qenë bashkë pendmbajtës në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria ka qenë pritësi kryesorë i refugjatëve afgan. Do të ketë disa takime, dhe është një agjendë e ngjeshur. Do të ketë një takim me Presidentin Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Pritja nuk do të jetë me ceremonial por do të jetë një takim bilateral dhe do të kenë një deklaratë të përbashkër për mediat”, zbuloi Kim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos