Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Stërvitja në Pukë, Begaj: FA të afta dhe të të gashtme për t’u mbrojtur

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 22:35 | Politikë

Stërvitja në Pukë, Begaj: FA të afta dhe të të

Në Luf të Pukës u zhvillua këtë të martë stërvitja ushtarake e Forcave të Armatosura “Mbrojtja e Qëndrueshme”. I pranishëm për të parë nga afër stërvitjen e Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë ishte dhe presidenti Bajram Begaj.

Për kreun e shtetit kjo stërvitje ka një rëndësi shumë të madhe dhe jep mesazhin se NATO është një aleancë e fuqishme. 

“Kjo stërvitje kryhet në të njëjtën kohë me zhvillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s prej dekadash, “Steadfast Defender 24”. Nëpërmjet kësaj stërvitjeje, NATO po tregon se është një aleancë e fuqishme, e aftë dhe e gatshme për të mbrojtur popullsinë dhe territorin e vendeve anëtare në hapësirën Euro-Atlantike nga të gjitha kërcënimet, në një qasje 360 gradë”, tha presidenti.

Sipas tij, kjo manovër ushtarake tregon qartë se Shqipëria është e gatshme dhe e aftë për t’u mbrojtur nga agresorët, duke vënë theksin te situata e brishtë në veri të Kosovës.   

“Aktorë me ambicie gjeopolitike kundër vlerave Euro-Atlantike mund të shfrytëzojnë dobësitë dhe aleancat ideologjike apo etnike në rajon për të hapur vatra të reja konflikti. Prej më shumë se një viti, siguria në veri të Republikës së Kosovës është cenuar disa herë. Goditja ndaj trupave të KFOR-it dhe akti terrorist në Banjskë pak muaj më parë ishin provokim dhe rrezik serioz kundër paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi Begaj.

Gjatë stërvitjes u testuan kapacitetet operacionale dhe pajisjet e reja. Presidenti teksa vlerësoi përparimin e Forcave të Armatosura që nga koha e anëtarësimit në NATO, u shpreh se vijimi i modernizimit të tyre është çështje e sigurisë kombëtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi