Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“Edhe Basha mund të vijë një ditë si Bardhi”, Murrizi përjashton vijat e kuqe: Opozita që nga 2013 po lëngon

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 13:23 | Politikë

PD-ja ka filluar të cedojë në besimin qytetar e elektoral, pas janarit 2011. Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, sipas të cilit pas publikimit të kasetës ku ilir Meta dhe Dritan Prifti shiheshin duke bërë pazare për tendera e licenca, duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme.

“PD-ja ka filluar të cedojë në besimin qytetar e elektoral pas janarit 2011 dhe e kam thënë shpesh që po të isha aktiv në parlament në 2011, duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme pas asaj kasete dhe t’i drejtohej sovranit që; vota juaj më detyroi për të bërë aleancë për reformat me një subjekt politik që më doli kështu siç është. Vij tek ju për të marrë 72 mandate dhe do të ishim në tjetër situatë. Mandati i parë 2005-2009 ka qenë mandati më i mirë i qeverisjes 34-vjeçare të këtij vendi. Kishte garë”.

Sipas Murrizit, opozita që nga 2013 po lëngon dhe nuk e ka gjetur më veten. Ai bën thirrje që demokratët të ulen dhe t’ia japin dorën pa tinëzari njëri-tjetrit dhe të ulen e të analizojnë.

“Nga 9 shtatori 2021 deri në prill 2022 kanë ndodhur shumë ngjarje për fajin e të gjithëve tek opozita, e cila po lëngon që nga 2013. Qysh kur ka ikur nga pushteti, opozita nuk e ka gjetur veten për shumë arsye dhe na duhet një kohë e gjatë për ta marrë në analizë. Nuk e kemi luksin për mbledhje me drita ndezur, me kohë 3 minuta  dhe nuk di çfarë pune tjetër mund të ketë një opozitë përveçse të flasë, të rrahë mendimet e të diskutojë, jo të gjithë jemi pjesë e duartrokitësve se jo të gjithë servilosen për një karrige të qelbur, unë nuk bëj kompromis. Demokratët duhet të ulen dhe t’ia japin dorën pa tinëzari njëri-tjetrit, bashkim për kontribute, jo për promovim”.  

Murrizi theksoi se askush nuk e kishte menduar se do të lindte nevoja e rikthimit të Berishës në krye të PD-së pas 2013, teksa i kujton gabimet në 30 vite, një ndër to edhe Lulzim Basha.

“Askush nuk kishte menduar që pas 2013 do të kthehej Berisha në krye të PD-së, as Berisha vetë, se unë e kam menduar më herët se Berisha që në 2018, se Luli ta lë dyfekun në faqe. Po ky e mori si të përkëdhelur pa kurrfarë kontributi në 2005. Po të gjykojmë se çfarë gabimesh ka bërë Berisha në 30 vite, duhet ta dënojnë në sensin e mirë me bukë në gojë demokratët. Për mua e shumë të tjerë që i qëndruam PD-së, na ndërroi me ata që i hypën tankut për ta rrëzuar Berishën dhe me ca birbo që mori nga KOP-i. Një nga këta ishte Luli, Bregu, Benet Beci, Halimi. Ku i gjeti këta, nuk i kishte shokë, e kam pyetur për Lulin dhe nuk më tha se ku e ka gjetur Lulin”.

Murrizi i përjashton vijat e kuqe për Bashën dhe Alibeajn dhe çdo socialsiti të gënjyer nga Rama. Ai sjell në vëmendjen Arbën Imamin që iu bashkua PD-së në 2005 pa hequr dorë nga mandati i PS-së.

“Për të qenë kundër qeverisë ka hapësirë jo për Gazin, por edhe për çdo socialist që i ka dhënë vota Ramës apo është gënjyer për një thes miell. Unë nuk e kam me vija të kuqe ftesën për Bashën dhe Alibeajn deri në 2025 nuk dihet ç’ndodh, edhe Basha mund të vijë një ditë si Bardhi. Ku erdhi Imani shef kabineti në vitin 2005, pa dorëzuar mandatin e PS-së akoma, pastaj u bë ministër i Mbrojtjes i Berishës dhe nuk më linte mua të hyja te Berisha. Politika nuk ka moral. Po nuk hoqëm dorë nga militantizmi i sëmurë, këta kanë marrë në qafë këtë vend në 34 vite dhe shumë lider gënjehen nga këta dhe pastaj e pësojnë. Sa më pak militantizëm dallkauk.”

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi