Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Berisha: Barbari Rama çon në parlament ligjin për shkatërrimin e pasurive shekullore të shqiptarëve

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 19:02 | Politikë

Berisha: Barbari Rama çon në parlament ligjin për

Nga ballkoni i tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e radhës ku në qendër të vëmendjes ka pasur Edi Ramën.

Së fundmi, akuza e artikuluar drejt kreut të qeverisë ka qenë se Edi Rama po çon në parlament ligjin për shkatërrimin e pasurive shekullore të shqiptarëve. Berisha e quan Ramën “barbar, i zhveshur nga çdo moral, nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit”.

Për këtë arsye bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 20 shkurtit.

“Përshëndes oratorët që trajtuan sonte një problem që dëshmon dallimin e madh midis qytetarëve dhe barbarëve, midis qytetarëve që kanë përgjegjësi për vete, për fëmijët, për gjeneratat që vijnë dhe barbarëve që vjedhja i ka zhveshur nga çdo moral dhe vërsulen tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërruar trashëgiminë shekullore mijëravjeçare. Për të shkatërruar trashëgiminë që brez pas brezi na u le ne, dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë.

Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrimin e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi.  Atyre pasurive që e bëjnë Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës. Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtare.20 shkurti është dita e qytetarëve! Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlantëve se ne jemi njëlloj.

Nuk ka mashtrim më të madh se ky. E vërteta është se ne jemi dy botë. Njëra është bota e zezë e vjedhjeve, e krimit, e drogës, e vrasjeve. Është bota e zezë e skandaleve, e dështimeve, e dhunimit të pluralizmit, parlamentit, arrestimit të liderit të opozitës, e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria. Kurse dallimi i kësaj bote me botën tjetër që mbron vlerat, parimet e drejtësisë, e kohezionit, e interesit kombëtar, e lirive dhe dinjitetit njerëzor, është dallim si nata me ditën", tha Berisha. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë