Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

“Kalova traumë nga premtimet boshe të BE-së”, Rama: Na thoni ju duam, po s’jeni gati të martohemi

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 11:13 | Politikë

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, ka rrëfyer se ka kaluar një traumë për shkak të premtimeve boshe të Bashkimit Europian për procesin e anëtarësimit.

Nisur nga një debat midis tij dhe zv.presidentes së KE-së, Vera Jourova, e cila kërkoi të largohej më herët nga takimi, Rama u shpreh se nuk mund të kuptonte logjikën e BE-së, e cila bën deklarata të forta dashurie, por nuk është gati të lidhë martesë me Ballkanin Perëndimor.

Unë nuk fola për premtime boshe, por unë po kalova një traumë për shkak të Bashkimit Europian. Kalova një traumë të thellë sepse nuk e përcaktoja dot se këto premtime që përmendi zonja nuk ishin bosh. “Ju duam, duam të jemi këtu, e ardhmja juaj është me ne, jemi me ju”. Si mund të shkonte kjo me refuzimin për të folur me ne. “Ju dashurojmë, duam të jemi bashkë, duam të jemi përjetësisht së bashku, por nuk jemi gati t’ju flasim”. Si mund të ndodhë kjo? Dhe ajo që thash unë ishte flisni me ne dhe pastaj mund të kemi diskutimin më të gjatë ndonjëherë, por së paku e dimë që në fund do të martohemi. Por kjo: “Unë dua të martohem me ty, dua të jetoj me ty, dua të bëjmë fëmijë bashkë, por s’jam gati të flas me ty”. Si mund të ndodhë kjo? Dhe kur nisën bisedimet e anëtarësimit trauma ime përfundoj dhe tani jam në periudhën post-traumatike, duke qenë më optimist seç duhet. Është shumë e rëndësishme që ka marrë fund ky proces kafkaesk i premtimeve të bëra dhe pamundësisë për të folur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli