Deputetët e opozitës në këmbë me pankarta e zhurmues në Kuvend, kërkojnë interpelancë me Ramën

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 10:20 | Politikë

Ka nisur me bllokim nga deputetët e opozitës seanca plenare e kësaj të enjteje. Opozita e përfaqësuar nga Lulzim Basha ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për Arben Ahmetajn, e cila sipas Nikollës i është deleguar ministres Spiropali. PD-ja kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit.

Ka qenë deputeti Agalliu që u shpreh se është kërkuar prezenca e kryeministrit Rama në Kuvend. Sipas tij, “Rama sot nuk mund të fshihet as mbas Elisës, as mbas vizitës së sekretarit Blinken”.

Në përgjigje të tij, kryeparlamentarja Nikolla theksoi se kryeministri ka angazhime më të mëdha sot.

“Kërkesa e parë nuk përmbushte kushtet e rregullores. Ishte firmosur vetëm nga ju (Agalliu) dhe jo nga 7 deputetë. Pasi erdhi konform rregullores menjëherë u fut në seancën plenare. Kryeministri ka angazhime më të mëdha sot ndaj ia ka deleguar ministres Spiropali zhvillimin e interpelancës. Kjo nuk është sipas dëshirës tuaj, kjo është me rregull”.

Deputetët e opozitës janë paraqitur në sallë me zhurmues dhe pankarta, ndërsa qëndrojnë në këmbë, në foltoren e Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos