“Koalicioni i Opozitës së Bashkuar”, Bardhi-Noka takohen të premten me aleatët

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 13:19 | Politikë

Ditën e nesërme, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka do të zhvillojnë një takim me partitë e vogla opozitare. Mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00, me synim krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

Kujtojmë se Bardhi dhe Noka nisën nga Shkodra me takimet me bazën për të organizuar protestën e 20 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat, teksa theksonin se opozita tashmë është e bashkuar, pohuan se Shkodra u zgjodh si simbolikë, pasi nga ky qytet kanë nisur të gjitha revoltat.

Pas 5 shkurtit, kur u mbajt edhe një protestë para parlamentit, grupimi i Gazment Bardhit dhe anëtarë të Partisë së Lirisë i janë bashkuar grupimit të Rithemelimit.

Teksa fliste për gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi, u bëri thirrje dhe atyre pak kolegëve që kanë zgjedhur rrugën e gabuar që të reflektojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos