Kryeministri Edi Rama ka bërë, mëngjesin e së enjtes, një tjetër reagim në drejtim të autorit të emisionit “Report” në Rai 3, Sigfrido Ranucci.
Në reagimin e tij të radhës, kreu i qeverisë thekson se e ka për detyrë të ngulmojë, siç shprehet ai, për të vërtetën e shkelur.
Rama përmend po ashtu krahasimin e bërë nga autori i programit, me reagimin e bërë nga Kremlini, pas një episodi të përgatitur për Rusinë.
"Të paktën nga respekti për viktimat e Kremlinit, nuk do ta krahasoja aq lehtë poloniumin e përdorur për të censuruar kundërshtarët e papërshtatshëm me vdekjen, me një telefonatë që ndodhi pas censurës."
Po ashtu, ai mohon edhe ekzistencën e një letër proteste, për të cilën thuhet se ka njoftuar drejtorin e televizionit gjatë telefonatës që konsumoi me të.
“Në të vërtetë nuk kam njoftuar asnjëherë një letër të tillë dhe as nuk mund ta dërgoj atë që nuk e kam shpallur kurrë, duke u kufizuar vetëm në vëzhgimin e një ngjarjeje surreale në programin e tij, ku fillimisht censurohen përgjigjet e kërkuara dhe më pas sulmohen të censuruarit se nuk janë përgjigjur.”
Ndërsa, sa për sugjerimin që Ranucci bëri se do ishte më mirë që Rama të kishte kontaktuar atë vetë dhe jo drejtorin e RAI-t, kreu i qeverisë shpjegon se ka zgjedhur të përgjigjet publikisht pasi “nuk guxon të flasë pa dëshmitarë”.
Rama thekson se qëllimi kryesor i materialit të përgatitur nga "Report", ishte të godiste homologen e tij, Giorgia Meloni, por shton se nuk do ta lejojë që këtë ta bëjnë duke përbaltur Shqipërinë dhe institucionet e saj.
Caro Conduttore @SigfridoRanucci buongiorno!
— Edi Rama (@ediramaal) April 25, 2024
Siccome ieri durante il suo intervento nella stessa tv albanese di parte, coinvolta già prima di Report nella diffusione delle stesse calunnie poi importate in Italia da Report, lei avrebbe detto che sarebbe stato meglio se la…
(A2 Televizion)