Redi Muçi: Nëse Rama s'bën 71 mandate, do e formojë qeverinë me Berishën

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 22:28 | Politikë

Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se nëse Edi Rama nuk bën dot 71 mandate nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme, “qeverinë e radhës do ta bëjë me Sali Berishën”.

“Çështja është që sistemi është drejt rënies dhe për këtë duhet të ndërgjegjësohen shqiptarët. Partia Demokratike gjëja e parë që duhet të bëjë është që të thërrasë zgjedhje të parakohshme për t'u matur sërish në betejë në lidhje me legjitimitetin që ajo ka në elektorat. Partia Demokratike ndërkohë, me bishtat e saj, me këta si të thuash që orbitojnë rreth saj, po thotë qeveri teknike, që në thelb është bashkëqeverisje Rama-Berisha. Se për çfarë pastaj, atë e ka treguar koha sepse zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka mbajtur as në 2017 qeveria teknike dhe prapë fitoi Rama. Ndërkohë, këtu po flitet për një Reformë Zgjedhore që prapë s'dihet se çfarë do dalë prej saj dhe thjesht në fund të ditës qeveria teknike do rilegjitimojë Ramën në pushtet. Pra, në vend se të kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe të përballen, këta po kërkojnë të njëjtën gjë. Rruga e vetme është rruga e përballjes, e mandateve, dhe nëqoftëse Edi Rama, ja ku po ua them sot, nëqoftëse Edi Rama, siç e parashikoj, në zgjedhjet e parakohshme nuk do arrijë dot të marrë 71 mandate, Edi Rama qeverinë e radhës do ta bëjë me Sali Berishën dhe opozitë të vërtetë përballë do ketë Lëvizjen Bashkë”, tha Muçi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos