Regjistrimi i diasporës në zgjedhje, debat në KQZ, opozita akuzon për pengesë dhe fshehje të dhënash

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 17:11 | Politikë

Fjalët e mira zgjatën pak dhe procesi i regjistrimit të emigrantëve për parlamentarët e 11 majit ka filluar të vishet me hije dyshimi.

Dy anëtarët e propozuar nga opozita panë komisionit rregullator në KQZ, u shprehën se procesi i regjistrimit të emigrantëve nuk po shkon si duhet, duke i drejtuar një sërë ankesash administruesve të procesit, mbi mënyrën si po zbatohen aktet e miratuara.

“Padyshim që kjo është shqetësuese që të mos bëhet transparencë një proces ndaj të cilit ka vëmendje e gjithë Shqipëria e mbarë diaspora, kjo nuk e di se si mund t’ia vë mërin por transparencë nuk është . A mundet që t’i japi KQZ dum të gjitha kërkesave të aplikantëve kur afati është 5 ditor”, tha Vukaj.

Krahas kritikave publike për mungesë transparencë, Helga Vukaj tregoi një rast se si KQZ kishte refuzuar regjistrimin e një shtetaseje e cila kishte treguar si adresë të banimit shtëpinë që rezulton në pronësi të bashkëshortit.

Vukaj: Si e interpretoni ju këtë vendimin tonë?

“Vendimi juaj thotë që zgjedhësi bën kërkesë individuale dhe duhet ta provojë me një dokument provues të adresës. Nëse kemi një dokument nga zonja Josifi nuk e lidhim dot me zonjën Doçaj’,  deklaroi Josifi.

Kjo praktikë e stafit të autorizuar nga Ilirjan Celibashi detyron çdo emigrant që të provojë jo vetëm se ka një dokument qëndrimi jashtë territorit, por edhe të zotërojë një adresë banimi në emër të tij, diçka që për përfaqësuesit e opozitës kapërcen aktin e miratuar prej tyre.

Josifi: Si ta lidhim bashkëshortin me bashkëshorten?

Çakaj: Dokumenti i pronësisë mund të jetë vetëm në emër të njërit, jo të dyve...

Josifi: Shumë dakord, si ta lidhim bashkëshortin me bashkëshorten?

Krahas çështjes së regjistrimit të emigrantëve, shqetësim ngjallën edhe rastet e publikuara në media ku zyrtarë socialistë janë shfaqur duke regjistruar emigrantët në platformën online.

Çakaj: Ç’punë ka një parti politike të asistojë regjistrimin e emigrantëve, a është kjo blerje vote?

Për KQZ, diçka e tillë kishte kaluar pa u vënë re, duke interpretuar sërish një akt tjetër të Komisionit Rregullator sa i përket veprimtarisë së aktiviteteve të ndaluara.

Nano: Pse në mbledhje ne rregullatorit bëhen denoncimet

Çakaj: Po pse të mbyllim gojën ne këtu?

Doçaj KQZ: Ne kemi një portal, bëjeni aty

Çakaj: Po pse kjo publike nuk vlen?

Në finale, anëtarët e Komisionit Rregullator u shprehën të gatshëm për të riparë aktet për të thjeshtësuar procesin e regjistrimit të emigrantëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos