Revolta e 2 prillit, demokratët përkujtojnë të ndarë 4 martirët e Shkodrës! Berisha i pranishëm me video-mesazh

Nga Anesti Barjamemaj
2 Prill 2024, 15:20 | Politikë

Demokratët nuk i bashkoi as përkujtimi i revoltës së 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër. Partia Demokratike zyrtare dhe Rithemelimi shkuan të ndarë për të nderuar 4 qytetarët që u vranë teksa protestonin kundërpushtetit komunist.

Përveç drejtuesve dhe deputetëve të ardhur nga Tirana, ceremonisë iu bashkua virtualisht edhe Sali Berisha me anë të një video-mesazhi që u shfaq para të pranishmëve. Kreu i Rithemelimit tha se 2 Prilli është kushtrim për të rrëzuar qeverinë dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të lira menjë qeveri teknike.

 “Kjo ditë e sakrificës sublime, e martirizimit të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut dhe Besmir Cekës, është ditë kushtrimi, është ditë thirrje për çdo demokrate dhe demokrat, për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve. Për të rrëzuar këtë regjim dhe të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike”, u shpreh Berisha.

Me largimin e demokratëve të Rithemelimit nga përmendorja qëndron 4 martirët, një ceremoni më vete organizuan përfaqësuesit e Partisë Demokratike zyrtare. Kryetari i degës së Shkodrës, Xhevdet Amulli, tha se 2 prilli do mbetet gjithmonë një ditë që kujton betejën për demokraci.

Katër martirët e 2 Prillit u nderuan edhe nga kryetari iBashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili vendosi kurora me lule në përmendoren nëkujtim të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos