Salianji refuzoi kërkesën e Ballës, debate në komisionin e “TIMS”, Gogu: Mbyllni dyert, nisni hetimin

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 17:46 | Politikë

Mbledhja e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, është përfshirë nga debati pasi kreu i këtij komisioni Ervin Salianji refuzoi kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Mbledhjet e komisionit si rregull janë të hapura, përjashton publikon kur kanë të bëjnë fakte me jetën personale të dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta, shëndeti  dhe liria e dëshmitarëve, kur bëhen referenca për një sekret tregtar të klasifikuar dhe të dhëna që duhen mbajtur sekret për interes të shtetit. Nuk jemi në kushtet ku komisioni do të shqyrtojë ndonjë dokument të klasifikuar sekrete shtetëror, dokumente që i referohet ministri i Brendshëm që janë dokumentacione të përcjella dhe nuk ka asgjë që përbënë sekrete shtetëror”.

Por Toni Gogu nga Partia Socialiste kërkoi nga Salianji që të hedhë për votim kërkesën e ministrit Balla, siç e kërkon ligji.

“Keni nevojë urgjente për këshillim juridik, jo vetëm private por në rolin e kryetarit të këtij komisioni. E keni zbythur këtë komision  Ekspertët e ligjit ndihmojnë këtë komision të hetojë. Ky komision ëdhtë vend pune jo vend spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e këtij komisioni jo sa herë del ti në televizor. Ligji të flet qartë që ky komision disponon me vendime. Institucionet të kanë ardhur me kërkesa. Bën sjellje diversanti dhe përpiqesh të hapësh panik, kur duhet të lexosh kërkesën e Ministrit të Brendshëm. Urgjentisht duhet t’i kthehemi ligjshmërisë. Hidhen në votim kërkesën siç ta detyron ligji se nuk e mbart ti pushtetin e këtij komisioni. Je i parë në mes të barabartëve. Është momenti që të informosh secilin anëtar, jo ta dezinformosh. Është në nderin dhe detyrimin e këtij komisioni që kërkesat e institucioneve shtetërore kërkojnë hetim me dyer të mbyllura. Ky komision të mbyllë gojën dhe të dëgjojë më mirë që të flasë me vendimin përfundimtar. Suksesi i këtij komisioni është rezultati dhe raporti hetimor nuk është sa herë del ky zotëria në televizior. Jam i indinjuar se po shkelet ligji në sytë tanë dhe ju doni ta anashkaloni. Urgjentisht mbyllni dyert dhe nisni hetimin".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos