Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Samiti i Diasporës, Rama: Njëshat e kombëtares na treguan se ëndrrat dhe objektivat arrihen kur punojmë bashkë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 11:43 | Politikë

Samiti i Diasporës, Rama: Njëshat e kombëtares na treguan se

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Samitin e III të Diasporës në Tiranë, është shprehur se ky takim në agim të 111-vjetorit të pavarësisë është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptarëve.

Ky takim dyditor vjen me vetëdijen e plotë se në punimet e Samitit, të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Samiti është udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve dhe përkatësive politike, krahinore, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë për mënyrën si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë.

Për të treguar se shqiptarët mund të arrijnë të bëjnë realitet çdo ëndërr dhe arrijnë çdo objektiv kur punojnë bashkë, Rama mori si shembull kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në Europianin 2024 që zhvillohet në Gjermani.

 “Ky Samit ndodh pak ditë pasi njishat e Shqipërisë, Kosovës dhe RMV-së e jo vetëm, e çuan Shqipërinë në Europë, por na ritreguan se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë talentet, vullnetet, forcat dhe mbi të gjitha kemi një qëllim dhe strategji për të fituar. Së bashku, asnjë objektiv nuk është i paarritshëm, asnjë ëndërr e pamundur. Nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund të marrin nga të gjitha ata emra që na bëjnë ne krenar si shqiptar, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe sesa mundësitë e tyre mund t’ua këshillonin dhe e kanë bërë realitet. Mira Murati, Dua Lipa, Altin Kadareja, Ermonela Jaho, Lorik Cana, Rita Ora, Igli Tare e me radhë janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe kanë arritur në maja të ndryshme të botës, por të përbashkët kanë fuqinë për t’i shkuar deri në fund me çdo çmim realizimit të ëndrrës së tyre.

A2 CNN Livestream

A2 Business