Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Seanca për buxhetin, Berisha: Rama e ka kthyer Parlamentin në repart ushtarak me gardistë dhe specialë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 09:28 | Politikë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat teksa i drejtohej Parlamentit, duke dhënë detaje mbi aksionin opozitar.

Berisha akuzoi mazhorancën se e ka mbushur Kuvendin me gardistë dhe oficerë, në mënyrë që të pengojë deputetët demokratë.

Ja sesi e kanë mbushur me ushtarë oficerë, gardistë, speciale etj. E kanë shndërruar në një repart ushtarak Parlamentin sot, në ditën e një beteje pa kthim të opozitës, në mbrojtje të interesave jetike të Kushtetutës. Aksioni do jetë i fuqishëm, i cili synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Parlament. Tani ai në këtë mënyrë siç është futur me 10 makina mbrapa, por do të përfundojë me një autokolonë me 20 makina si Kim Jong Un.

Debat - nga Alba Alishani