5 vjet pas tërmetit në Durrës, ende pa shtëpi dhe pa bonus qiraje. Në protestë 40 familje

Nga Ornela Joti
16 Prill 2024, 19:48 | Sociale

Një nga pallatet pranë Tregut Industrial në Durrës është ende dëshmi e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, por dhe e burokracive të pafundme të pushtetit vendor.

Kanë kaluar 5 vjet nga tërmeti dhe pallati i shpallur i pabanueshëm ende nuk ka hyrë në rikonstruksion apo rindërtim. 40 familjet që kanë lënë apartamentet e dëmtuara vijojnë të jetojnë me qira.  

Pas heshtjes së vazhdueshme nga Bashkia e Durrësit, një përfaqësi e banorëve kanë protestuar para saj edhe për ndërprerjen 1-vjeçare të bonusit të qirasë.  

Durrësi ishte një nga bashkitë më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Por, ende shumë familje nuk kanë marrë zgjidhje edhe pas 5 vjetësh nga dëmtimi i banesave të tyre.

A2 CNN Livestream

A2 Sport