17-vjecarja nga Fieri nuk është vetëm viktimë e dhunës së shoqeve të saj, por edhe e një rrjeti të tërë virtual dhe institucionesh shtetërore. Pas publikimit të videos së parë ku vajza dhunohej mizorisht nga dy 15-vjecare, të tjera pamje po bëjnë xhiro në rrjetet sociale.
Institucionet përgjegjëse jo vetëm nuk kanë reaguar, por as janë përpjekur të frenojnë shpërndarjen dhe stimulimin e materialeve të tjera të tilla.
Për psikologët përgjegjësia nuk është vetëm e familjes dhe e shkollës. Por si mundet të bllokojmë një video të dhunshme nga telefoni ynë për të mos u shfaqur të tjera video të ngjashme si ajo?
Nisur nga rasti i fundit, ai i dhunimit të një 17-vjecareje, filmimit dhe hedhjes në rrjetet sociale, ekspertët e IT propozojnë aplikimin e mekanizmave ligjorë ashtu si në disa shtete të tjera.
Adoleshentët deri në 16 vjeç nuk duhet të kenë llogari personale në rrjete sociale, çka do të ulte ndjeshëm dhunën dhe bullizimin virtual mes të rinjve. (A2 Televizion)