Ndërkombëtarizimi i universitetit Eqrem Çabej në Gjirokastër shikohet si çelësi i suksesit sa i takon jo vetë kërkimit shkencor por edhe thithjes së të rinjve që përfundojnë arsimin e mesëm. Dhe në kuadër të këtij ndërkombëtarizimi Universiteti në fjalë organizoi edhe konferencën ndërkombëtare
“Shkenca për inovacionin dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ku u paraqitën 184 studime shkencore jo vetëm nga rajoni dhe Evropa por edhe nga shtetet e bashkuara dhe Kina.
Universiteti Eqrem Çabej mundëson njohjen e diplomës Dual me disa universitete europiane në fusha të ndryshme, ç’ka ofron mundësitë që studentet te punësohen ne shtetet ku janë konkretizuar këto marrëveshje. (A2 Televizion)