Videoja e vajzave minorene që dhunonin një bashkëmoshataren e tyre ka shokuar mbarë opinionin publik.
Fqinjët vajzës së dhunuar nuk gjejnë fjalë të përshkruajnë këtë ngjarje. Fqinja tregon që edhe vajza e dhunuar ka pësuar tronditje të fortë psikike dhe për këtë është kuruar në Tiranë dhe herë pas herë shfaq shenja frikë edhe pa arsye.
Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Fierit ka reaguar pas publikimit te pamjeve duke treguar se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë.
Vajzat dhunuese janë shoqëruar dhe janë proceduar. Pas bluve prokuroria e Fierit midis të tjerave ka bërë thirrje që të shmanget publikimi e videove të tilla, që identifikojnë minorenë, në respekt të detyrimit ligjor për mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre. (A2 Televizion)