Dy muaj e gjysmë pas zjarrit, nis puna për riparimin e Urgjencës së QSUT

Nga Ornela Joti
22 Prill 2024, 13:00 | Sociale

Dy muaj e gjysmë pas zjarrit, nis puna për riparimin e Urgjencës

Pas afro 2 muaj e gjysmë nga rënia e zjarrit në Urgjencën e QSUT, nis puna për riparimin e dëmit.

30 milionë lekë të reja do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rivënia në funksion e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, edhe pse kur godina u përfshi nga flakët ishte ende brenda garancisë së ndërtimit.

Mësohet se është e njëjta kompani që ndërtoi Urgjencën ajo që po kryen edhe punimet pas rënies së zjarrit, por me një faturë të shtuar financiare.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi