"Fermë fetusesh” në Shqipëri, Tritan Shehu: Draft kriminal i sponsorizuar nga mafia

Nga Ornela Joti
25 Prill 2024, 15:08 | Sociale

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu është një nga kundërshtarët më të fortë të projektligjit për shëndetin riprodhues. Gjatë një intervistë përA2 CNN, deputeti Shehu e cilëson një draft kriminal i sponsorizuar sipas tij nga grupe mafioze për të krijuar në Shqipëri “fermën e fetuseve” siç e quan ai.

Teksa ndalet tek neni për surrogacinë apo thënë ndryshe ardhja në jetë e fëmijës përmes një nëne zëvendësuese, Tritan Shehu nga  pozicioni i mjekut, tregon se përse nuk e mbështet këtë pikë të draftit që sipas tij shoqëria shqiptare nuk ka nevojë.

Për deputetin e komisionit të shëndetësisë një tjetër pikë e kontestuar prej tij në draftin e hedhur për konsultim publik është lejimi i abortit në periudhën 14 javëshe nga 12 që është në ligjin aktual.

Deputeti Shehu thotë se Shqipëria ka nevojë për politika që të mbështesin lindshmërinë dhe jo abortet. Deputet e opozitës deklarojnë se do ta rrezojnë këtë projektligj aspak i nevojshëm për shoqërinë shqiptare që sipas Tritan Shehut po përballet me problematika të shumta në sistemin shëndetësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos