Debate për shëndetin riprodhues, mjekët: Drafti për interesa të caktuara, do të hartojmë një alternativ

Nga Ornela Joti
24 Prill 2024, 16:30 | Sociale

Projektligji i Ministrisë së Shëndetësisë për Shëndetin Riprodhues ka shkaktuar përçarje edhe brenda vetë mjekëve.

Një pjesë e tyre mbështesin draftin si nevojë për të rregulluar riprodhimin invitro, por dhe çështje të tjera të shëndetit riprodhues. Por Astrit Bimbashi, mjeku obstetër – gjinekolog, njëherësh shef i Shërbimit në maternitetin “Koço Gliozheni” thotë se ky draft është hartuar keq dhe për interesa të caktuara.

Duke përfaqësuar një grup jo të vogël mjekësh krah qëndrimit të tij, doktor Bimbashi thotë se nisma ligjore është bërë pa u konsultuar me grupet e interesit.

“Ky ligj nuk është konsultuar më grupet e interesit”. Mjekët kanë shpjeguar edhe një prej neneve më të debatuara këto ditë, atë të shtatzënisë përmes nënës zëvendësuese apo surrogat. Pas shumë reagimeve që ka sjellë drafti i hartuar dhe i hedhur për konsultim publik, ministrja Albana Koçiu është mjaftuar me një reagim në profilin e saj ku thotë se nisma synon përmirësimin e politikave për shëndetin riprodhues.

Por mjekët kontestues të projektligjit duket se nuk do ta lënë me kaq. Shumë shpejt do të paraqesin një draft alternativ nga ai i Ministrisë së Shëndetësisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos