Pa kushte higjieno-sanitare, bulmeti shitet në trotuar në qendër të Gjirokastrës

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
22 Prill 2024, 14:56 | Sociale

Për çdo ditë në qendër të Gjirokastrës në vendin e njohur si farmacitë, qytetarët blejnë bidonë qumështi vezë dhe produkte të ndryshme bulmeti jashtë çdo kriteri higjenik dhe aq më pak kontrolli.

Produktet ofrohen nga fshatarë të zonave përreth që i sigurojnë nga prodhimet e tyre të oborrit familjar. Vetë qytetarët edhe pse shprehen se nuk kanë asnjë garanci, detyrohen të blejnë të detyruar edhe nga çmimet.

Drejtuesi i autoritetit kombëtarë të ushqimit në Gjirokastër shprehet se nuk ka kompetencë për të kontrolluar këta ambulantë, nëse një gjë e tillë nuk i kërkohet nga strukturat përkatëse të bashkisë së qytetit.

Kjo problematikë bëhet më e mprehtë me ngrohjen e motit dhe autoritetet lokale duhet të ndërhyjnë dhe mos të lihet në dorë të ambulantëve apo qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos