Korçë, shtohen rastet e abuzimit me të miturit

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
20 Nëntor 2024, 14:45 | Sociale

4 deri 5 të mitur cdo muaj bien pre e abuzimeve të ndryshme.

Këto janë të dhënat e shërbimit social pranë Bashkisë së Korçës, sipas së cilës që nga fillimi i vitit e deri tani janë regjistruar zyrtarisht pranë këtij shërbimi 45 raste të abuzimeve të ndryshme me të miturit.

Shifër kjo që vjen në rritje krahasuar me vitin e kaluar, shkruan A2 CNN.

Frenimi i këtij fenomeni, nisur edhe nga ngjarja tragjike e vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë, nxit nevojën që me fëmijët duhet punuar gjithë vitin dhe ndërgjegjësimi duhet të jetë i mbarë shoqërisë.

Pikërisht këtë qëllim kishte edhe marshimi simbolik në Korçë, në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Fëmijëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos