Krenarë për sakrificat dhe mundin që kanë dhënë në një ndër sektorët më të vështirë siç ka qenë ai i naftës. Sot pensionistët në qytetin e Patosit jo vetëm që janë të pakënaqur me vlerën e pensionit që marrin, por e cilësojnë atë si qesharak dhe aspak dinjitoz.
Shumica e pensionistëve në qytetin e Patosit kanë punuar për mbi 30 vite në sektorin e naftës, që konsiderohej si një ndër punët më të vështira.
Krenar kur kujtojnë sakrificat që kanë bërë në kohën kur ishin në punë, por të pakënaqur sot që detyrohen të përballojnë jetën me pensionin që marrin, të cilin e cilësojnë si qesharak.
“Kemi punuar në naftë, 49 e tre muaj. Kam veshur çizmet që 17 vjeç, nuk kam qenë unë bojaxhi dhe vizitoj biçikletë nëpër pallate zotëri. Megjithatë të keqen e atyre çiliminjve andej që na japin ndonjë të lajmë qeratë e këto, se nuk kemi”, u shpreh një pensionist.
“Këto janë për të thënë që mora pension, se pension, unë vete marr bukën atje i thonë 1200 lekë një copë bukë dhe aq ka ajo 600-700 gram. Të vete të marr dhe ilaçe unë atje, e di çfarë më ngelet mua, të lëpij gishtërinjtë. Që të laj dhe sytë nuk i laj dot se nuk të lë dhe uji, do paguash dhe lekët e ujit atje”, u shpreh një tjetër.
Indeksimet dhe shpërblimet i shohin si lëmoshë, për të cilën ata shprehen se pensionistët nuk kanë nevojë, pasi kanë punuar një jetë të tërë dhe e meritojnë të kenë një pleqëri të denjë për kontributin që kanë dhënë. (A2 Televizion)