Kërkojnë rritje page, punëtorët e pastrimti në Fier ngrihen në protestë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
18 Nëntor 2024, 14:25 | Sociale

Me paga minimale, me punë orar e pa orar dhe në kushte të vështira në shi dhe në erë, rreth 30 punonjës të pastrimit në njësitë administrative të Bashkisë së Fierit janë ngritur në protestë për rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.

Kjo protestë vjen pak kohë pasi bashkitë kanë miratuar rritje të pagave të kryetarëve dhe administratës së tyre, shkruan A2 CNN.

Nëse kërkesat e tyre do të injorohen, siç ka ndodhur zakonisht, atëherë punonjësit kanë deklaruar se do të pezullojnë punën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos