Ndotja nga kanalet e hapura, mushkonja dhe aromë e rëndë në lagjet e Vlorës

Nga Edi Ruçi
19 Qershor 2026, 14:45 | Sociale

Banorë të disa lagjeve në Vlorë, veçanërisht ato të 1 Majit dhe 24 Majit, apelojnë për marrjen e masave pasi ditët e nxehta kanë rikthyer mushkonjat dhe aromat e rënda. Kjo, sipas tyre, vjen nga kanali i Naunkës, i cili është i hapur dhe nuk pastrohet si duhet.

Kanali i hapur i Naunkës që përshkon lagjet 1 Maji dhe 24 Maji në Vlorë, në këto ditë të nxehta, ashtu si edhe për çdo verë të kaluar, është kthyer në një shqetësim për banorët e këtyre lagjeve, me aromë të rëndë dhe me mushkonja të llojeve dhe madhësive të ndryshme, duke vështirësuar jetesën dhe natyrisht duke rrezikuar jetën e banorëve.

Një situatë e ngjashme është edhe në disa blloqe të tjera banimi në lagjet "Kushtrimi", "10 Korriku" dhe "Hajro Çakërri", ku kalojnë kanalet kulluese dhe ato të ujërave të ndotura, të cilët vijojnë të jenë të hapur, pa u rehabilituar ndër vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos