Ndotje e rrezikshme në Këlcyrë, bagëti të ngordhura hidhen në përroin e tharë të fshatit

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
19 Qershor 2026, 14:40 | Sociale

Sikur të mos mjaftojnë ndotjet nga më të ndryshmet që ndodhin në natyrë dhe ujërat e përrenjve dhe lumenjve, prej disa javësh banorët e fshatit Psar në Bashkinë e Këlcyrës kanë denoncuar hedhjen e bagëtive të ngordhura në përroin e tharë të këtij fshati.

Dekompozimi i këtyre bagëtive ka shpërndarë një aromë mjaft të rëndë, ndërsa rreziku i përhapjes së sëmundjeve është prezent.

Kryeplaku i Psarit tregon se ka lajmëruar disa herë autoritetet dhe veterinerët, por nuk është marrë asnjë masë.

Në lidhje me këtë situatë kaq të rëndë, Bashkia e Këlcyrës ka këtë reagim: “E kemi konstatuar rastin, e kemi evidentuar dhe po përgatisim dokumentacionin e plotë për t’ia dërguar organeve kompetente. Bashkia Këlcyrë është e angazhuar për një mjedis sa më të pastër”.

E derisabashkia të përfundojë procedurat për mbrojtur natyrën dhe shëndetin e banorëve,këto të fundit duhet të tregohen vetë të kujdesshëm sic kanë vepruar deri mëtani kur nuk e kanë patur fare ndihmën e institucioneve publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos