Pas prenotimeve për festën e ndërrimit të viteve, Voskopoja plot edhe në ditët e para të 2024

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
2 Janar 2024, 16:18 | Sociale

Ndërsa qytetet e mëdha po shijojnë ditë të qeta, në fshatin turistik të Voskopojës nuk është e njëjta panoramë. Përveç fluksit që ka patur nata e ndërrimit të viteve dhe edhe në ditët e para të këtij viti të ri Voksopoja është mbipopulluar dhe e preferuar nga disa qindra vizitorë.

Edhe në këto ditë është e vështirë të gjesh vende të lira në hotelet e fshatit turistik, i cili zyrtarisht ka mbi 800 shtretër për akomodim. Një nga administratoret e hoteleve në Voskopojë shprehet i kënaqur me numrin e rezervimeve, ndërsa klientët i ka thuajse nga i gjithë vendi.

Sipas administratorëve të hoteleve të Voskopojës, rezervimet për natën e ndërrimit të viteve kanë qenë të mbyllura që në muajin nëntor, ç’ka konfirmon edhe një herë që fshati i gurtë është ndër destinacionet kryesore dimërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos