Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 71%
  • Rrallë 14%
  • Asnjëherë 14%

Rriten rastet me grip, mbi 11 mijë të prekur në javë, varianti JN1 alarmi i radhës

Nga Ornela Joti
6 Janar 2024, 16:49 | Sociale

Pas festave të fundvitit, janari shënon rritje të infeksioneve respiratore në popullatë. Mbi 11 mijë raste në javë me grip, Covid dhe viroza të tjera raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, nuk përjashton mundësinë që piku i infeksioneve respiratorë të arrihet më herët se vitet e tjera  për shkak të qarkullimit të shumë viruseve njëherësh.

Për epidemiologët edhe ky dimër pritet të jetë i ngarkuar për shkak të qarkullimit të shumë infeksioneve respiratore. Ndërkohë që një nën variant i Omicion-it, JN1 po kthehet në shqetësim  për mbarë botën.

Referuar situatës në Amerikë, por edhe në disa shtete të Europës, Tomini tregon se ky varint i Covid-it ka transmetueshmëri të lartë si dhe po rriten shtrimet në spital edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar në vendin tonë, grumbullimet dhe lëvizjet për festa nuk përjashtojnë mundësinë e pranisë së tije dhe në vendin tonë.

Shenjat e varintit JN1 ngatërrohen lehtësisht me gripin dhe virozat respiratore.

Sipas epidemiologëve  mjekët e qendrave shëndetësore duhet të jenë vigjilent për diferencimin e viruseve në këtë periudhë  përmes edhe testimit të shpejtë për Covid. Ndërsa qytetarët e prekur nga gripi, Covid-i apo dhe viroza të tjera duhet të reduktojnë kontaktet dhe lëvizjet për të mos përhapur infeksionet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani