Të lodhur nga premtimet që janë kthyer vit pas vit në mashtrime, banorët e Zvezdës kanë dalë sërish në protestë për mungesën e ujit të pijshëm.
Kësaj radhe, përveç mungesës së ujit ata kanë denoncuar edhe investimet e kryera së fundmi nga ujësjellësi, por që përvec lekëve të harxhuara nuk kanë ndryshuar aspak situatën.
Një tjetër banor tregon se në të vetmen çesmë të fshatit gratë ngrihen që pas mesnatë për të mbushur ujë dhe shpeshherë kjo sakrificë është kthyer dhe ne grindej mes banorëve për radhën e krijuar.
Në fshatin Zvezdë jetojnë mbi 1500 banorë të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Të kontaktuar, jashtë kameras drejtues të ujësjellës-kanalizimeve të Korçës shprehen se projekti ende është në zhvillim dhe se nuk ka përfunduar. Ata sigurojnë se me përfundimin e punimeve, fshati do të ketë ujë të pijshëm. (A2 Televizion)