Shtohen rastet në Kosovë, Maqedonia e Veriut, 18 milionë euro ndihmë për qytetarët

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 12:37 | Ballkani
Shtohen rastet në Kosovë, Maqedonia e Veriut, 18 milionë euro

Rriten shifrat e pandemisë koronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit u shënuan 18 raste të reja me Covid-19, duke e çuar bilancin total të të infektuarve në 945.

Ferizaj është shndërruar në vatër të re, pasi gjysma rasteve të reja ishin në këtë qytet. Viktimat mbeten 29, ndërsa të shëruarit në total janë 690.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se lehtësimi i mëtejshëm i masave kufizuese do të varet nga ditët në vijim. Ndërkohë, shifrat u rritën edhe në Maqedoninë e Veriut.

29 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, me një total prej mbi 1700 të infektuarish. Koronavirusi u ka marrë jetën 95 personave.

Qeveria vendosi në dispozicion 18 milionë euro për të ndihmuar qytetarët. Nga ky fond do të përfitojnë kryesisht të papunët, ndërsa një pjesë e mirë do të shpërndahet në formë kuponi që mund të shpenzohet në biznese të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos