Si bombë bërthamore, publikohen pamjet e shpërthimit të depos ruse të armëve

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 22:27 | Bota

Pamje dramatike janë publikuar në “Telegram” ku pretendohet se janë marrë nga shpërthimi i ndodhur në një depo armësh ruse në tokën Ukrainase të pushtuar nga forcat e Vladimir Putinit.

Kjo video është publikuar menjëherë pasi Kievi tha se kundërofensiva e tij ndaj forcave ruse kishte qenë tejet efikase ditët e fundit, ndërsa janë shpërndarë edhe shumë video të tjera me pamje të rënda luftimi në llogore.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se ushtria ukrainase po i përmbushte detyrat e kundërofensivës.

Ndërkohë, një numër i lartë civilësh në Ukrainë po përpiqen të largohen nga vendi në pikën kufitare me Moldavinë. Lëvizja e re migratore po ndodh pasi Ukraina pretendon se Moska ka vendosur “pajisje shpërthyese” në çatinë e stacionit të energjisë bërthamore në Zaporizhzhia. Zërat vijnë në një kohë kur Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se provokime të rrezikshme nga rusët po ndodhin në objektin e rëndësisë së veçantë.

Në lidhje me çështjen Zelenskyy ka thënë: “Tani kemi informacion nga inteligjenca jonë se trupat ruse kanë vendosur objekte që ngjasojnë me eksploziv në çatinë e disa njësive të energjisë të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ndoshta për të simuluar një sulm ndaj uzinës. Ndoshta ata kanë ndonjë skenar tjetër”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos