Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në West Sussex të Anglisë, ku një person ka shkuar të grabisë një bankomat duke e shkatërruar atë me buldozer.
Policia u njoftua nga banorët e zonës pak pas orës 02:00 të natës. Ata mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u përballën me pamjen e pazakontë, policët iu vunë nga pas autorit të ngjarjes dhe arritën ta arrestonin atë. Mësohet se ai ishte një 43-vjeçar.
Kjo ngjarje shkaktoi probleme edhe në një nga linjat e trenave, e cila u mbyll për disa orë, pasi buldozeri kishte krijuar probleme te shinat. (A2 Televizion)





