Këto ujëra të qeta mbajnë një sekret që Rusia nuk do që të mësohet. Ekspertët thonë se Irani po dërgon në heshtje armatime, në anije si kjo këtu në detin Kaspik, për ta ndihmuar për luftën në Ukrainë. Fshehja e lëvizjeve në det përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Por në detin Kaspik ka një boshllëk te theksuar në të dhënat e gjurmimit të anijeve, me një rritje prej 50 përqind të anijeve që kanë fshehur lëvizjet e tyre mes gushtit dhe shtatorit të vitit 2022. Siç thuhet, shumica e anijeve që lundrojnë fshehurazi, janë iraniane ose cisterna me flamuj rus. Praktika thuhet të ketë nisur verën e kaluar, pasi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë zbuluan se Rusia kishte blerë qindra dronë nga Irani. Por përse këto anije duan të fshehin lëvizjet e tyre?
Analisti i sigurisë Matin Kelly thotë se me gjasë kjo ka lidhje me ngarkesën që anijet mbajnë.
“Ka një lidhje mes kërkesës së Rusisë për dronë nga Irani, dhe sinjalizimeve për lundrimet e paralajmëruara në detin Kaspik. Për mua kjo tregon se diçka po ndodh, me gjasë eksporti i dronëve Iranian në rusi”, thotë Martin Kelly.
Të dhënat sugjerojnë se çaktivizimi i sistemeve që automatikisht tregojnë vendndodhjen e një mjeti lundrues, është verifikuar kryesisht në portin pranë Iranit, Amirabad dhe atë të rusisë Astrakhanku. Por ka sinjale se Teherani mund të jetë dërguar armatime në rusi edhe përmes ajrit. CNN ka analizuar të dhënat e gjurmimit të 4 avionëve iranianë të mallrave, që janë sinjalizuar nga Departamenti i Tregtisë në SHBA për dërgimin e mundshëm të dronëve.
Së bashku, avionët kanë bërë të paktën 85 udhëtime drejt aeroporteve të Moskës mes majit të vitit 2022 dhe marsit të 2023-shit. Por për shkak të volumit që anijet e mallrave mund të mbajnë, korridori në detin Kaspik besohet të jetë itinerari kryesor i Tregtisë së armëve.
I shkëputur nga ndërhyrja e huaj ai ofron një alternativë të lehtë për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare. Aniseh Bassiri TabriziEkspert
“Mendoj se perceptimi në Moskë është se Irani mund t’i mësojë shumë Rusisë mbi mënyrën se si ka arritur të ruajë një ekonomi të konsiderueshme edhe pas vendosjes së sanksioneve të perëndimit. SHBA dhe aleatët duket se nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndalur këtë. Në muajin nëntor Inteligjenca Amerikane beri të ditur se ka informacione se, Irani po planifikon të dërgojë raketa balistike, municione dhe me shumë dronë të sofistikuar në Moskë. Një arsenal ky tejet i nevojshëm për të ndihmuar Rusinë të vijojë me përvetësimin e territoreve ukrainase. (A2 Televizion)