Sindikata e pedagogëve: Nuk hyjmë në auditore në datën 17 tetor

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 11:14 | Sociale
Sindikata e pedagogëve: Nuk hyjmë në auditore në datën

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit, Sandër Kovaçi, deklaroi paraditen e së martës se pedagogët nuk do të hyjnë në auditorë në datën 17 tetor.

“E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Sistemet demokratike bazohen tek të drejtat individuale dhe kolektive. Qeveria ka edhe një javë kohë, që të mendojë se si do të veprohet. Do të diskutojmë për hapat që duhen për të plotësuar kërkesat tona. Deri tani, mbetet në fuqi fakti që nuk do të hyjmë në auditore më datë 17 tetor”, tha Kovaçi.

https://a2news.com/2022/10/05/pa-fonde-dhe-te-keqpaguar-pedagoget-shqiptare-me-pagat-me-te-uleta-ne-rajon/

“Natyrisht, vendimi final do të merret në datën 14 tetor, ku do të diskutohet në një forum. Asnjë pedagog nuk e ka bojkotuar protestën, mund të ketë ndonjë rektor që ka bojkotuar”, shtoi kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/11/gjata-universiteti-i-mjekesise-do-te-nise-vitin-e-ri-akademik-me-17-tetor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos