S’ka kapacitete akomoduese, Prespa që po tërheq turistë vetëm me natyrën e saj

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 14:00 | Aktualitet
S’ka kapacitete akomoduese, Prespa që po tërheq turistë

Parku Kombëtari Prespës, nga viti në vit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, kryesisht të huaj. Nën administrimin e bashkisë së Pustecit, Parku i Prespës mund të cilësohet si një nga destinacionet ende të pazbuluara dhe eksploruara nga turistët.

Këto të fundit, nuk është e vështirë t’i gjesh në Pustec, dhe t’i marrësh opinionet për zonën.

E ndërsa natyrën e ka falur Zoti, duket se në zonë pak është bërë për të mbajtur turistët në mënyrë që Prespa të mos jetë një xhiro disa orëshe.

Ato pak sipërmarrës që kanë nisur të operojnë në fushën e turizmit tregojnë se kapacitetet akomoduese në zonë janë shumë të vogla.

Pamundësia për të ndërtuar hotele në një park të mbrojtur duket se ka stepur investitorët.

Ndërsa, për kryetarin e Bashkisë së Pustecit, tashmë kanë filluar të krijohen lehtësira për ndërtimin e bujtinave, duke respektuar edhe rregullat e ndërtimit në një zonë të mbrojtur.

Një tjetër mungesë në këtë zonë liqenore, janë plazhet për pushuesit ku i gjithë liqeni ka vetëm 1 të tillë dhe po ashtu liqeni nuk shfrytëzohet për zhvillimin e sporteve ujore, që janë mjaft të kërkuara nga turistët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024