Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

Spanja “pushton” Gjibraltarin, autoritetet britanike: Ngjarja më e rëndë prej vitesh

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 18:18 | Bota

Dy shtete europiane, ku përfaqësues të armatosur të njërës prej tyre kalojnë kufirin dhe gjuajnë me armë zjarri, ndërkohë që qeveria e vendit tjetër proteston në mënyrë të fortë, duke e cilësuar si një nga episodet më të rënda të ndodhura mes tyre”.

Nuk jemi sigurisht në Ukrainë, por totalisht nga ana e kundërt e kontinentit, pikërisht në gadishullin iberik, ku një operacion kundër kontrabandës u shndërrua në një incident diplomatik.  

Episodi lind nga një operacion i policisë doganore spanjolle, ku disa efektivë të saj po lundronin në një gomone teksa po ndiqnin pikërisht disa të dyshuar.

Por në afërsi të brigjeve të Gjibraltarit, mjeti ujor i policisë pësoi një dëmtim, dhe efektivët u detyruan të zbrisnin në tokën që i përket formalisht Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas dëshmive, efektivët u sulmuan nga disa persona, me shumë gjasa vetë kontrabandistët, duke u gjuajtur me gurë që i kanë shkaktuar plagë të shumta, ndërkohë ë agjentët pretendohet se janë e përgjigjur me të shtëna me armë zjarri.

Episodi nuk i ka pëlqyer aspak autoriteteve të Gjibraltarit, që përmes ministrit të saj Fabian Picardo e ka cilësuar si ”më i rrezikshmi prej shume vitesh” ne marrëdhënien midis tij dhe Madridit.

Nga ana tjetër Madridi ka reaguar duke dënuar sulmin e policëve, por duke refuzuar po ashtu çdo tjetër,  duke e cilësuar si të pakuptimte qasjen  polemike të kolonisë britanike, duke i kujtuar tyre se prej vitesh Madridi dhe Londra po debatojnë mbi statusin e Gjibraltarit, si dhe menaxhimin e kufirit të përbashkët tashmë që Britania e Madhe nuk është më pjesë e bashkimit Europian.

Gjibraltari është një “mollë sherri” mes dy vendeve nga viti 1713, kur ushtria britanike arriti ta merrte nga Spanja, si pikë strategjike për hyrjen e çdo anije në Mesdhe.

https://a2news.com/2018/11/23/brexit-tani-pengesa-vjen-nga-gibraltari-spanjollet-kercenojne-me-vote-kunder/

A2 CNN Livestream

A2 Business