Gjermania barazon në frymën e fundit ndaj Zvicrës, del nga grupi A si kryesuese

Nga Dea Kozma
23 Qershor 2024, 22:46 | Live Euro 2024

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të grupit A. Gjermania dhe Zvicra siguruan një biletë për më tej pasi e mbyllën grupin në vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Skocia dhe Hungaria në vendin e tretë dhe të katërt.

Zvicra tentoi të bënte surprizën ndaj Gjermanisë teksa ishin duke fituar deri në minutën ’92 me një gol të Ndoye. U desh futja në lojë e sulmuesit të Borusia Dortumund, Niclas Fullgruk nga tekniku i Pancerave, Julian Nagelsamn, që t’i shpëtonte nga kritikat.

Me golin në limitet e kohës, Gjermania me 7 pikë del nga grupi A si kryesuese dhe tashmë do të përballet në fazën e 1/8 me të dytën e Grupit C.

Pancerat e nisën më mirë takimin duke qenë më kërkues në fushë. Andrish realizoi por arbitri italian Daniel Orsato pas rishikimit dhe me sistemin VAR anuloi festën gjermane për një faull të Jamal Musialës ndaj mbrojtësit zvicerian.

Në momentin më të mirë të Gjermanisë, Zvicra realizoi pas një aksioni model. Frojler pasoi për Ndoje brenda zonës, dhe ky i fundit me qetësi mposhti portierin Nojer.  

Edhe në pjesën e dytë, të zotët e shtëpisë bënë çmos për të barazuar rezultatin me raste të një njëpasnjëshme, duke i dalë vetëm në kohën shtesë.

Në minutën e 84 të sfidës Zvicra kaloi në avantazhin e dy golave, por festa zgjati pak pasi inkursioni i Vargas brenda zonës ishte offside. Megjithatë pavarësisht rezultatit në fund të dyja skuadrat festojnë, Gjermania si kryesuese ndërsa Zvicra si e dyta në grup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos