Fotoja e një tifozi të kombëtares polake, realizuar në “Olympiastadion” të Berlinit gjatë sfidës Poloni-Austri është bërë virale në rrjet.
Nga ulësja për të cilën tifozi ka paguar 60 euro biletën, në të vërtetë nuk mund të shohësh lojën, pasi pamjen e bllokon një nga shtyllat e stadiumit.
Tifozi nuk e fshehu aspak revoltën për këtë gjë, duke postuar foton në Twitter pasi Levandovksi me shokë humbën 3-1 dhe u eliminuan të parët nga Euro 2024.
60€ za to miejsce… #POLAUS pic.twitter.com/9EMBPRCCE8
— Daniel (@xfreaktalk) June 21, 2024
Një ngushëllim i vogël për tifozin fatkeq është se edhe të tjerët janë gjetur në të njëjtën situatë në stadiumin e Berlinit që është ndërtuar në vitin 1936 për Olimpiadën Naziste.
Me kalimin e viteve impianti i është nënshtruar mirëmbajtjes, por teknikët nuk kanë mundur të kryejnë ndërhyrje masive, pasi godina është një monument, forma e të cilit nuk mund të modifikohet. (A2 Televizion)