“Goli i shpejtë na emocionoi pak”, Mitaj: U kthyem menjëherë në mbrojtje

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 13:45 | Live Euro 2024

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, në konferencë për shtyp pranoi se goli i shpejtë që i shënuam Italisë ndikoi për keq te kuqezinjtë.

“Goli erdhi shumë shpejt dhe u emocionuam pak. U kthyem menjëherë në mbrojtje dhe kur luan me një kundërshtar si Italia do e pësosh, pasi nuk mund të luash në mbrojtje gjithë kohën. Shpresoj që në ndeshjen me Kroacinë do të futemi me psikologji tjetër”, tha Mitaj.

Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës doli edhe në mbrojtje të Elseid Hysajt, i cili ka qenë në qendër të kritikave pas humbjes me Italinë: “Nuk është bukur të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren. Hysaj ka shumë ndeshje me Shqipërinë dhe ka dhënë shpirtin”.

Në lidhje me ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, Mitaj deklaroi: “Për ne, të gjithë kundërshtarët janë të fortë dhe nuk nënvlerësojmë asnjë. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Ne do të futemi në fushë për të një rezultat pozitiv. Një lojtar që mund t’i bëjë dëm kundërshtarit është Broja”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi